Krasniqi zbulon diçka befasuese tash për Veselin! (video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbulue se Kadri Veseli nuk asht kandidati final i PAN’it për Kryetar të Kuvendit.

Simbas Krasniqit, përkundër faktit se Veseli asht kandidati ma i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm t’Ejten do të merret vesh kush nga koalicioni PAN ka m’u kandidue.

Megjithatë, ai ka thanë se cilido që do të jetë kandidati i PAN’it, ai ka m’u votue për Kryetar të Kuvendit.

“Nuk e thash që Kadri Veseli do të jetë kandidati ynë final, megjithëse asht i duhuni dhe ka mbështetjen e plotë të PDK’s. Na shpresojmë që të jetë ai mirëpo në politik asnjiherë nuk i dihet. Megjithatë, nesër ka m’u konstitue Kuvendi dhe kandidati i PAN’it ka m’u  zgjedh për kryetar, këtë ju garantoj”, ka thanë Krasniqi mbas mbledhjes se PDK’s me deputetet e saj.