Krim në Tiranë. Gardisti vret gruen!

krimtirana

Nji ngjarje e randë asht shenue n’orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Rreth orës 07:10, në rrugën e “Qelqit” në Kombinat, ka mbet e plagosun me armë zjarri 28–vjeçarja I. Dervishi, e cila u transportu drejt Qendrës Universitare Spitalore ‘Nanë Tereza’, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkue menjiherë në vendin e ngjarjes dhe ka ba të mundun neutralizimin dhe shoqnimin e autorit të dyshuem, bashkëshortin e saj, 29 – vjeçarin Admir Dervishi, punëtor i Gardës.

Vrasja dyshohet të ketë ndodh për motive xhelozie.