Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takue sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Veseli dhe Kapitanovic diskutuen për raportet e shkëlqyeme që Kosova dhe Kroacia kultivojnë midis tyne, në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit.

Tue konfirmue përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese, kryeparlamentari Veseli theksoi se rrugëtimi i Kroacisë në Bashkimin Europian duhet me qenë model për vendet e tjera të rajonit, të cilat aspirojnë integrimin në BE, ban të ditun zyra për informim e kryeparlamentarit.

Ambasadorja Kapitanovic, ndërkaq, theksoi se Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës si në aspektin e mbrendshëm, ashtu edhe në procesin integrimit europian të saj dhe afirmimit të matejmë ndërkombëtar të shtetësisë.