Kryebashkiaku i Houston paralajmëron ma të keqën: Niveli i ujit po ngritet, 6 milionë njerëz të ngujuem në shtëpi (video)

Me gjithë intervenimin e shpejtë të njisive të emergjencës në Houston, ata nuk mjaftojnë sepse bahet fjalë për nevojën e evakuimit të 6.5 milion njerëzve, ka thanë Sylvester Turner kryebashkiaku i Houston.

Kryebashkiaku i Houston asht i vendosun në vendimin e tij për të mos e evakue qytetin, tue thanë se “nuk mund të evakuosh 6.5 milionë njerëz” sepse “do të kishte qenë kaotike dhe ma e rrezikshme me i vendosë njerëzit në rrugë, asht njisoj si me i vra me vetëdije”, raporton CNN.

 

Ai ka thanë se ma e sigurt për momentin asht që njerëzit me qendur në shtepitë e tyne pamvarësisht ngritjes së nivelit të ujit, tue shpresue në ndalimin e reshjeve./Indeksonline