Kryediplomati kosovar uron që Merkel me fitue në Gjermani

Zavedeskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli tue folë për zgjedhjet që do të mbahen nesër në Gjermani, ka thanë se kjo asht nji ditë e randësishme për këtë vend dhe BE’n.

Pacolli në një shkrim në Twitter në cilësinë e Ministrit ka marr anë në këtë proces.

Ai ka urue që këto zgjedhje m’u fitue nga kancelarja Merkel.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelarës Merkel”, ka shkrue Pacolli.

Ndryshe nga Pacolli, Lëvizja Vetëvendosje u ka ba thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani me votue për partinë Social Demokrate te Gjermanisë (SPD).