Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Durrës

Në Durrës të Shqipnisë sot do të mbahet takim jo formal i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, kanë me marrë pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markovic, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, Kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnes  Denis Zvizdic, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zavendës Presidenti i Bankës Botnore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Takimi asht parashikue me nisë rreth orës 9:00, për me vijue më pas me nji konferencë të përbashkët për media, rreth mesditës, ku pritet me dalë Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e mbërritun nga Kryeministria e Shqipnisë, thuhet se temat kryesore që kanë m’u diskutue janë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.