Kryeministrat pajtohen për bashkëpunim, lajmin e jep Rama

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka deklarue se janë të inkurajuem që në nivelin politik ka nji pajtim të plotë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

Ai tha se kjo ka të bajë që rajoni i Ballkanit me qenë ma tërheqës për investime.

Rama shtoi se me Komisionerin Johanes Hahn kanë folë për zgjedhjet dhe qasjen e re të bashkëpunimit me opozitën, derisa ka njoft atë me reformat e Qeverisë së re.

Rama tha se përpjekja për me kufizue numrin e azilkërkuesve po jep rezultate, por se tha se refuzon  shënjestrën, se ata që kryejnë vepra me drejtue gishtin kah Shqipnia sepse krimineli asht kriminel dhe nuk ka flamur.

Rama tha se në fund të këtij viti Shqipnia ka me dalë nga shënjestrimi si vend që kultivon kanabisin.