Kryeministri francez: Ka me pasë sulme të reja

Kryeministri francez, Manuel Valls paralajmëroi se mundemi me pritë sulme të reja dhe se francezët duhet “me u mësue me jetue me këto kërcënime”.

“Edhe pse ishte e vështirë për mue me thanë, kjo asht detyra ime, mundet me pasë shumë sulme dhe shumë njerëz të pafajshëm kanë me pësue dhe me vuejtë”, ka thanë Valls para deputetëve francezë gjatë debatit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Na nuk jemi mësue, por duhet mësue me jetue me këto kërcënime”, tha Valls.

Në Francë, për 18 muej kanë ndodhë tri sulme të mëdha terroriste.