Kryeministri ‘godet’ VV’n: Lëvizjet e majta kanë përkrah Milosevic’in (video)

Ramush Haradinaj ka akuzue Vetëvendosjen se ka dalë në krah të mbështetësve të Slobodan Miloshevic’it.

Ai ka thanë se të majtët kanë përkrah regjimin e Miloshevic’it në Kosovë.

Ramush Haradinaj, pa i përmend emnin Partisë së Albin Kurtit, ka thanë se dikush në Kosovë asht rendit me ata që dikur ishin në krah të Slobodan Miloshevic’it, i cili kreu gjenocid ndaj shqiptarëve.

Por, e ka arsyetue qëndrimin e Vetëvendosjes për t’i përkrah majtistët në Gjermani, tue thanë se kjo parti ka marrë përkrahje nga adresa të dyshimta dhe ka hy borxh ndaj tyne.

“Lëvizjet e majta kanë përkrah Miloshevic’in. Kanë hy borxh në adresa të gabueme. Kanë marrë përkrahje prej qendrave të gabueme”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: