Kryeministri i Hungarisë uron Haradinajn

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka urue Ramush Haradinajn për marrjen e detyrës si Kryeministër i Kosovës.

Në urim thuhet se Kosova ka përkrahjen e vendit të tij në rrugën e saj integruese.

 

Në telegramin e urimit thuhet:

 

I nderuar Kryeministër,

Më lejoni që ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Kosovës. Qëllim i rëndësishëm i politikës së jashtme të Qeverisë sime është thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona.

Në këtë frymë të bashkëpunimit, e siguroj Shkëlqesinë Tuaj se Hungaria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e përpjekjeve tuaja me synim integrimin e vendit tuaj në institucionet Euro-Atlantike.

Shkëlqesi, duke iu uruar shëndet të mirë dhe sukses të vazhdueshëm në detyrën me shumë përgjegjësi, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

Viktor Orban

Kryeminister

 

Shperndaje në: