Kryeministri i Islandës s’ka dha dorëheqje. Qe çka ka ba!

david-gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës ka thanë se ai nuk ka dhanë dorëheqje, por thjesht asht distancu për nji periudhë kohore, simbas nji njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Të martën, dy ditë mbas publikimit të “Panama Papers”, aferës financiare në të cilin kryeministri i Islandës, David Gunnlaugsson, ishte i perfshimë, u përhap lajmi se kryeministri kishte dhanë dorëheqjen.

Por kjo u kundërshtu në nji deklaratë për shtyp nga sekretarit i tij.
Deklarata thotë se Gunnlaugsson kishte sugjeru se zavendës-kryetar i Partisë Përparimtare duhet të marrë përsipër detyrën e kryeministrit për “nji sasi të papërcaktueme të kohës”, raporton Independent.

“Kryeministri nuk ka dhanë dorëheqje dhe do të vazhdojë të sherbejë si kryetar i Partisë Progresive,” thuhet në deklaratë.

Olafur Ragnar Grimsson, president i Islandës, ende nuk ka konfirmu ndonji ndryshim në udhëheqje.