Kryeministri i ri s’ndalet, në ditën e parë viziton QKUK’n (foto)

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e parë po e kalon me aktivitete të shumta, madje edhe n’orët e vona të natës.

Mbas mbledhjes së Qeverisë që e kishte lanë n’orën 18:00, ai njoftoi se sonte ka me vizitue QKUK’n, të cilën e ka ba rreth orës 21:00.

Me Haradinajn shihet Zavendëskryeministri dhe Minstri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së sotme Haradinaj premtoi përkrahje për shëndetësinë dhe, siç tha ai, ka me ju qëndrue afër mjekëve.

Haradinaj mori sot zyrtarisht detyrën si Kryeministër, mbasi të Shtunën mori besimin dhe votat e 61 deputetëve për me krijue Qeverinë e re.

 

Shperndaje në: