Kryeministri nis pastrimin e bordeve, shkarkon atë të Agjencisë së Akreditimit (foto)

Qeveria e Ramush Haradinajt, ka marrë vendimin e parë sa i përket bordeve, tue e shkarkue atë të Agjencisë së Akreditimit.

Vendimi asht marrë nga Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytiyqi, por me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri i ka kërkue Ministrit Bytyqi që menjiherë me shkarkue këtë bord, tue u thirrë në parregullësinë e punës së tyne, edhe pse në këtë kërkesë nuk ka specifikue asnji prej tyne.

“Procesi i Akreditimit të Arsimit të Naltë asht zhvillue deri tash me parregullsi serioze tue e shndërrue këtë proces në objekt të shpeshtë të diskutimit publik.

Këto parregullsi fatkeqësisht kanë sjellë edhe raste të ndjekjeve ligjore dhe proceseve gjyqësore”.

“Si rezultat i kësaj dhe tue u bazue në kompetencat tueja ligjore kërkoj nga ju. -Shkarkimin e menjihershëm të tanë Bordit të Agjencisë së Akreditimit (Këshillit Shtetnor të Cilësisë – KSHC) tue përfshi edhe Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. – Fillimin e menjihershëm të procedurave për Bordin e ri të Agjencisë së Akreditimit dhe Drejtorit.

Ky proces duhet me rezultue me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhun për sektorin e arsimit me kredenciale të nalta etike dhe profesionale që pamundësojnë përsëritjen e situatave të mahershme”, thuhet në kërkesën e nënshktueme nga Kryeministri Haradinaj, drejtue Ministrit të Arsimit, që vjen nga Nisma, Shyqyri Bytyqi.

 

Shperndaje në: