Kryeministrja Brnabic: Kjo asht e ardhmja e Serbisë

Në kohën kur Europa dhe Amerika shfaqen gjithmonë e ma të shqetësueme nga përpjekjet e Moskës për me shtri ndikimin e vet në Ballkanin Perendimor, raportet se Serbia po përdoret nga rusët si platformë e propagandës së Moskës në rajon, ia shtojnë merakun Brukselit e Washingtonit.

Megjithatë, kryeministrja Ana Brnabic, gjatë takimit me kryetarin e ri të delegacionit të BE;s në Serbi, Sem Fabrizi, tha se, e ardhmja e qytetarëve serbë asht në BE dhe qeveria e re ka me punue në mënyrë aktive, për me afrue vendin sa ma shpejt që të jetë e mundun, me familjen europiane.