Kryeministrja serbe: S’besoj se Serbia ka me njoftë Kosovën (video)

Edhe pse në proces dialogu me nji Kryeministre të re, Ana Brnabic, nuk beson se Serbia ka me njoftë ndonjiherë shtetin e Kosovës.

Në nji intervistë për Ora News,  Brnabic tha se vendet duhet m’u përqëndrue në integrimin rajonal dhe njikohësisht me përparue dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Intervista e plotë e Brnabic

 

Ana Bërnabiq: Unë besoj që dialogu do të vazhdojë, Serbia është aty, unë jam këtu për të vazhduar këtë proces. Le të shohim nëse mund të bëjmë cilësinë e jetës së qytetarëve sa më të mirë që të jetë e mundur. Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë.

Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut.

Bërnabiq shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë.

Ana Bërnabiq: Ndeshja Skëndërbeu-Partizani i Beogradit, fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon.

Ana Bërnabiq tha se fryma pozitive e takimeve në të mirë të tregtise rajonale mes vendeve të Ballkanit duhet të vazhdojë.