Kryeparlamentari Veseli takohet me ambasadorin britanik, kjo ishte tema e diskutimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi Ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutoi për marrëdhaniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e tyne në ardhmen.

Ambasadori britanik uroi Veselin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për punën që ka ba gjatë legjislaturës së kalueme.

Kryeparlamentari Veseli, mbasi e falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe urimet me rastin e rizgjedhjes, potencoi ndihmën që Parlamenti britanik i ka dhanë Kuvendit të Republikës së Kosovës për vite me radhë, por edhe randësinë që ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shperndaje në: