Kryeprokurori i Antimafia’s italiane: Shumë drogë shqiptare po vjen n’Italy

Kryeprokurori i Antimafias në Lecce, Cataldo Motta asht shpreh se n’Italy vjen shumë drogë shqiptare.

Simbas tij, kjo gja duhet me u minimizue mbasi duhet me u luftue ky fenomen që në Shqipni.

“Janë kap sasi të mëdha kanabisi në brigjet italiane. Ky fenomen duhet me u luftue ma shumë. Bashkëpunimi asht i nevojshëm për drogën”, asht shpreh Motta në nji konferencë për media të mbajtur në Prokurorinë e Përgjithshme, mbas takimeve intensive të zhvillueme në Tiranë.

Gjatë konferencës së tij, Motta asht shpreh se nuk ka me folë për çashtje të veçanta që janë nën hetim, siç asht çashtja e avionit të ranë n’Ishëm që drejtohej nga italiani Guido Guidi.