Kryesia po i pret propozimet e partive për komisione

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka m’u thirrë mbas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare me emnat e deputetëve për kryetarë, zavendëskryetarë, dhe anëtarë të komisioneve parlamentare.

Kjo asht ba e ditun me nji komunikatë për media nga zyra për marrëdhanie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Deri më sot propozimet i kanë parashtrue vetëm Lista Serbe dhe Grupi Parlamentar i Nismës.

 

Komunikata e plotë:

 

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të thirret pas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilat nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare

Në bazë të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur me 20 shtator 2017, është kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i propozojë emrat e deputetëve për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare deri të hënën, më 25 shtator, në orën 12:00

Mirëpo, deri më sot, (më 25 shtator, ora 14:00), propozimet i kanë parashtruar: Grupi parlamentar Lista Serbe dhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën.

Pas parashtrimit dhe propozimeve edhe nga grupet tjera parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.