Kryesuesi e mbylli seancën në mënyrë arbitrare

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka mbyll në mënyrë arbitrare seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Derisa grupi ma i madh parlamentar, PAN, ka kërkue që seanca të shtyhet për dy ore për konsultime shtesë deri në propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Mikullovci befasisht e ka shpall të mbyllun seancën.

Tash nuk dihet se si kanë me rrjedhë gjanat, por ajo që dihet asht se seanca asht mbyll dhe duhet Kryesia e vjetër me thirrë seancën e re.