Kryetari i Londrës heq reklamën me modelen seksi, arsyeja ka me ju habitë

Reklamat, të cilat i bajnë njerëzit me u ndie të marruem me trupin e tyne apo nën presion për me pasë nji trup perfekt, janë ndalue së shfaquni në transportin publik në Londër.

Kryetari i ri i qytetit, Sadiq Khan, njoftoi se ka me ju dhanë fund reklamave të tilla që promovojnë nji trup “perfekt” dhe që pretendohet se mundet me u arritë falë nji përziemje proteinike.

Reklama, e cila u shfaq në stacionet nëntokësore të Londrës, kallxon nji modele me bikini. Ajo ka tërheqë kritika të konsiderueshme për inkurajimin e pritjeve joreale të trupit dhe për faktin se asht poshtnuese për gratë.

“Si babë i dy vajzave adoleshente, unë jam jashtëzakonisht i shqetësuem në lidhje me këtë lloj reklame, e cila i poshtnon njerëzit, veçanërisht gratë. U ka ardhë fundi kohës së tyne”, u shpreh Khan.