Kthehet në Itali letra e humbun e Christopher Columbus. Kqyreni

Nji kopje e rrallë e nji letre të shkrueme nga Christopher Columbus në vitin 1943, e cila ishte vjedh nga nji bibliotekë në Firencë, tani asht kthye në Itali mbasi hetuesit amerikane zbuluen se ajo po mbahej në koleksionin e Bibliotekës së Kongresit.

The Guardian shkruen se kthimi i letrës, e cila i ishte dërgue mbretit dhe mbretëneshës së Spanjës, tue përshkrue përshtypjet e para për botën e re të eksploruesit italian, asht vlerësue nga zyrtarët italianë dhe ata amerikanë si nji moment festimi për shkak të randësisë së madhe historike të lundrimit të Kolombos.

Por, misteri se si kjo letër përfundoi në Bibliotekën e Kongresit mbasi që ishte shit në ankand nga Kristies në fillim të viteve të 90’ta, asht ende në hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë së Mbrendshme.

itali