Ku ka humbë Putini? Qe 6 ditë nuk dihet gja për të!

putinipanama

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin prej disa ditësh nuk asht shfaqë në publik.

Ai takoi homologun e tij finlandez më 1 Korrik dhe që prej asaj dite askush nuk e ka pa.

Presidenti rus kishte planifikue edhe nji udhëtim në Siberi, por e anuloi tue mos ba të dituna arsyet.

Mediat ruse raportojnë sot se Putin pati bisedë telefonike me Presidentin Obama, megjithatë nuk ka ba asnji dalje publike.