Kuçi len Drejtësinë. Shkon n’vend të Thaçit

kuciii

Hajredin Kuçi ka kerku që me liru postin e ministrit të Drejtësisë për ta ushtru vetëm funksionin e zavendëskryeministrit.

Burimet e Zerit bajnë të ditun se PDK nuk deshiron me drejtue këtë dikaster qeveritar në kohën kur Specialja do t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK’s.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të heqë dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tue ja lanë këtë dikaster partnerit të koalicionit (LDK’s) para funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Për faktin se kjo e fundit këtë vit pritet me i ngritë aktakuzat e para ndaj ish-udhëheqësve të UÇK’s, pjesë e së cilës kanë qenë shumë zyrtarë të naltë të partisë ma të madhe në vend.

Kështu bajnë të ditun burimet e mediave, tue shtue se ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pritet të jetë vetëm zavendëskryeministër i parë në Qeveri.

“Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk po dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata Speciale. Dihet se kjo Gjykatë do të ngrejë aktakuza ndaj bashkëpartiakëve të Kuçit, prandaj dëshiron të mos jetë në atë kohë ministër i Drejtësisë”, ka thënë ky burim.

Se dëshiron të tërhiqet nga udhëheqja e Ministrisë së Drejtësisë e ka pranu edhe vetë Hajredin Kuçi.