Kujdes, edhe sot temperatura të nalta në Kosovë

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxetë dhe me vapë, ka ba të ditun Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nji gjendje e tillë me temperatura të nalta ka me vazhdue deri ditën e Ejte ,ku ma tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët  të cilat kanë me ndikue n’uljen e temperaturave maksimale.

Nji situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me naltësi mbidetare mbi 800m, mbasi që atje maksimalet kanë me shenue vlerat  rreth 30 gradë Celsius.

Temperaturat minimale kanë me lëvizë ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius.

Do të fry erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.