Kuptone cili shtet iu jep nga 300 euro atyne që e lane duhanin

Franca ka ndërmarrë disa politika sociale për me iu ardh në ndihmë grave shtatzana.

Kështu autoritetet kane me ia dhane 300 euro nanave që vendosin me lanë duhanin gjatë periudhës që janë shtatzana. Këtu nuk hyne ato nana që tymosin cigare elektronike.

Gjithashtu, gratë që marrin pjesë në kurse antiduhan dhe ndjekin orë të veçanta për me u pregadit për lanien e tij, kane me u pague me 20 euro shtesë.

Ky model asht ndjek edhe në Skoci, ku nanat që linin duhanin përfitonin 600 euro.
Rezultatet atje treguen ranie të nivelit të duhanpirjes te gratë.