Kur asht dita e parë e Kurban Bajramit? BIK jep detaje

U përfol se festa e Kurban Bajramit ka me u shty për nji datë tjetër, meqë e Premtja ose siç njihet me fenë islame, e Xhuma, asht vetë ditë e madhe, por nji gja e tillë nuk ka me ndodhë.

Kurban Bajrami ka me qenë të Premten më 1 Shtator.

Këtë e ka konfirmue zadhanësi i BIK për portalin Arbresh.info, Ahmet Sadriu.

“Dita e parë e Kurban Bajramit asht dita e Premte dhe nuk lëviz”, ka thanë ai, tue tregue edhe kohën e faljes së namazit.

“Namazi i Bajramit falet në orën 06:37”, thekson Sadriu.