Kur DEA amerikane kryen operacion në Kosovë (video)

Dea Amerikane rrallë herë mund të shihet në Kosovë, por kur nji gja e tillë ndodhë atëherë padyshim që bahet fjalë për nji operacion serioz kundër narkotikëve.

E nji gja e tillë ndodhi në Klinë, kur Agjencia ma e fortë e Anti Drogës në botë, bashkë me Policinë e Kosovës i arrestuen 4 persona.

Derisa nji akcion tjetër i njajtë u zhvillue edhe në SHBA, ku u arrestuen edhe 6 persona të tjerë.

Video e arrestimit i takon nji akcioni të kryem në Amerikë, sepse për rastin në Kosovë Prokurori ka urdhnue ndaljen e kamerave për marketin Nora në Klinë- n’oborrin e të cilit u kry arrestimi.