Kur Michelle Obama ja thotë kangës. Ngone!

Michelle Obama ka befasue publikun tue përformue kangën “Single Ladies” të Beyonces, në nji promo të emisionit të James Corden “Carpool Karaoke”.

Në këtë video Zoja e parë e Amerikës shihet tue knue dhe vallëzue së bashku me Jamesin, gjersa zbulon kur kishte qenë hera e fundit që ishte ungjë në ulësen e parë të veturës.

Video e plotë nuk asht publikue ende në Youtube por, pritet me dalë nesër.

Së fundmi, Michelle ka fillue iniciativën “Let Girls Learn”, që ka për qëllim me inkurajue adoleshentët anembanë botës që nuk janë tue u shkollue me fillue edukimin.