Kur Rama takohet me Princa, vijnë edhe jahtat luksoz në Durrës (foto)

Vizitorë të randësishëm kanë mbërri me anije turistike luksoze në portin e Durrësit.

Njani prej tyne, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud i familjes mbretnore të Arabisë Saudite, i cili ka me zhvillue nji takim me Kryeministrin Edi Rama.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se tre jahte u ankoruen në kalatat 1 dhe 4 paraditen e sotme, tre anije turistike luksoze me gjatësi 74-99 metra janë ankorue sot paradite në kalatat 1 dhe 4 të portit ma të madh të vendit.

Dy prej tyne, “Kingdom” dhe “Moonlight II” që kanë lundrue nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit u ankoruen rreth orës 11.30 në kalatën 4 .

Pjesmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Naltësia e tij Mbretnore

“Princ Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud. Anëtari i familjes mbretnore të Arabisë Saudite ka me zhvillue nji takim me Kryeministrin e Shqipnisë Edi Rama”, tha ambasadori Shiba.

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite asht regjistrue në portin e Jeddahut, ndërsa “Moonlight II” me gjatësi 77 metra asht regjistrue në portin e Valletas me flamur maltez.

Ndërkohë në kalatën 1 të portit të Durrësit qëndroi për disa orë jahti “Christina 0” me gjatësi 99 metra me flamur maltez.

Jahti ishte nis drejt Durrësit nga nji prej porteve të Italisë./Lapsi