Kurti e jep lajmin: Faktori ndërkombëtar s’ka ma barriera për Vetëvendosjen!

Faktori ndërkombëtar nuk ka ma asnji barrierë politike për Lëvizjen Vetëvendosje për me formue Qeverinë e re të Kosovës, ka deklarue Albin Kurti, kandidat i kësaj Lëvizje për postin e Kryeministrit.

Këto komente, ai i bani mbas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Simbas Kurtit, qëndrimi i faktorit ndërkombëtar asht se Qeverinë e formon ai subjekt apo ato subjekte politike që e krijojnë shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, Kurti tha se shansin e parë për formimin e Qeverisë e ka koalicioni PAN.

Por, simbas tij, PAN ka me dështue dhe në shansin e dytë, Qeverinë ka me formue Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thanë se ditëve të fundit ka takue disa prej diplomatëve ndërkombëtar të akredituem në Prishtinë me të cilët ka diskutue për sfidat e seancës konstituive të Kuvendit.

“Kemi diskutue edhe qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes, atëherë kur na do të jemi në Qeveri, e që konsistojnë në 40 prioritetet e Republikës, që kanë të bajnë me zhvillimin ekonomik të orientuem në investime e punësim, në ndërlidhjen e arsimit me ekonominë, në shëndetësinë cilësore e po ashtu diskutohet edhe për integrimet europiane dhe euroatlantike”, ka thanë Kurti.

Vetëvendosje, tha Kurti, e thekson randësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me vendet e perëndimit, në veçanti me Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe me Gjermaninë.