Kurti: Mustafa ma shumë asht takue me PAN’in se sa me VV’n!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka kallxue se komunikimi me Isa Mustafën si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për me formue shumicën parlamentare, asht ba problematik.

Ai ka theksue se Mustafa ma tepër asht takue me përfaqësuesit e koalicionit PAN, se sa me përfaqësuesit e VV’s.

“Ka konflikt interesi të mandatarit të LDK’s për bisedime, Isa Mustafa, ku ekipet tona deri tash, janë takue shumë pak”, ka theksue Kurti.

Simbas tij, LDK e ka caktue Mustafën për me mundësue marrëveshjen dhe jo për me i pamundësue bisedimet dhe vetëm nji herë janë takue me VV’n.