Kusari-Lila: PAN’i, nji propozim pa Veselin

Deputetja e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila, thotë se koalicioni PAN duhet me marrë pjesë në seancën e 24 Gushtit edhe me një propozim të dytë për Kryeparlamentar nëse Kadri Veseli deshton me i sigurue votat e nevojshme, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.
Drejtues të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA kanë me shkue në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 24 Gusht 2017, por janë të bindun se koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit Kryeparlamentar.

Edhe kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, nuk asht i sigurt nëse koalicioni PAN ka me marrë pjesë në seancë, pamvarësisht se Nënkryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj, vetë e ka kërkue mbajtjen e seancës t’Ejten e ardhshme.

“Në rast se nuk arrihet m’u votue Kadri Veseli, unë pres që PAN’i me dalë me propozimin e dytë, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe gjithsesi që të konstituohen organet e Kuvendit dhe të fillojë edhe numërimi i ditëve për procesin e votimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thanë Kusari-Lila.