Kush asht çika qe e sulmoi me vo ambasadoren tone Çitaku?

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, asht sulmue me vo në “University of Denver”, në Colorado. Çika qe e ka sulmue quhet Blerta Avdili.

Avdili thote se e ka krye kete akt, sepse vlerëson se “Çitaku asht nji nga aktoret ma të mëdhaja që asht e ngulitun në strukturën e dhunës në Kosovë”.

“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje të komunitetit LGBT, por tue i përdore ata dhe dobësinë e grave. Asht nji kriminele me take të nalta. E bana sepse historia e plotë e Kosovës duhet të dëgjohet nga bota – tregimi i njerëzve tanë po shkon tue u mbyte nga politikanët tanë të korruptuem, derisa ata mbesin të integruem në dhunën strukturore”, thotë Avdili për Periskopi.com