Kush asht Mike Pence, numri dy i SHBA’ve që ndryshon rrajësisht nga Trump

I matun, i qetë, besnik, i mendueshëm, i tërhequn, elekuent – këto janë mbiemnat që përdor media për me përshkrue Mike Pence. Ai e përshkruen veten si “i krishtenë, konservator dhe republikan, simbas kësaj radhe.”

Qysh kur Donald Trump njoftoi në mes të Korrikut se kishte me ba Mike Pence kandidatin e tij për nënpresident, kjo u vlerësue nga analistët si nji lëvizje strategjike. Pence mundet me krijue nji urë lidhje me republikanët ultra-konservatorë, të cilët nuk e pëlqejnë shumë Donald Trumpin.

Trumpi dhe Pence nuk janë të nji mendje

USA Parteitag der Republikaner in Cleveland Mike Pence (Reuters/J. Ernst)

Simbas gazetës britanike “Telegraph” Trumpi e ka quejt Pence si nji të ashtuquejtun “running mate”, që ka me ndihmue me i shitë idetë e tij në Kongres. Pence ka kontakte të mira me Kongresin.

Por, ata të dy nuk janë gjithmonë të nji mendje. 57 vjeçari Pence flet për nji “sistem të korruptuem” në Rusi, ndërsa Trump në mënyrë të përsëritun ka shprehë lavdata për Putinin. Ma parë Pence ka qenë mbrojtës  tregtisë së lirë – e kundërta e plotë e përftyrimeve të Trumpit. Pence gjithashtu asht shprehë edhe kundër idesë së Trumpit që myslimanëve të mos ju lejohet me hy në SHBA.

Pence asht i krishtenë evangjelikan, rrjedh nga nji familje e mesme nga Indiana, kur edhe asht rritë, asht prej 30 vjetësh i martuem. Mbas studimeve për drejtësi, ai ka punue si avokat dhe moderator në nji radio konservatore.

Kundër abordit dhe martesës me të njajtin seks

Guvernatori nga Indiana asht tejet konservator. Ai refuzon martesën e njerëzve me të njajtin seks dhe abortin. Në vitin 2000 ai kërkoi prej Kongresit që me vnue në dispozicion pare për institusione që me ju ardhë në ndihmë njerëzve, si homoseksualët, që me ndryshue sjelljen e tyne seksuale. Si guvernator ai ka vendosë në Indiana nji nga ligjet ma të ashpra kundër abortit në krejt vendin.

Në fillim të Tetorit Pence fitoi duelin e vetëm televiziv të kandidatëve për zavendëspresident kundër konkurrentit të tij demokrat. Simbas mendimit të vëzhguesve, Pencë ishte ma bindës për shkak të tonit të tij të matun. Ai ka nji retorikë mjaft të mirë. Por, gjatë duelit televiziv 57% e pjesëmarrësve në nji anketë të stacionit CBS thanë, se ata nuk dijnë mjaftueshëm rreth Pence për me krijue nji mendim për të.

Zavëndëspresidenti mundet me u ba President

Si zavendëspresident Mike Pence mundet me u ba president, nëse Donald Trump vdes gjatë kohës së tij si president, ose nuk qëndron ma në post për arsye të tjera të tilla si shkarkim nga posti, dorëheqje ose paaftësi për me ushtrue detyrën. Nga 44 presidentë në historinë e SHBA’ve, 9 nuk kanë arritë me përjetue deri në fund postin e tyne. Përveç kësaj, zavendëspresidenti kryeson Senatin. Në rast se në ndonji votim krijohet nji situatë 50 me 50 përqind të votave pro dhe kundër, vota e tij asht vendimtare./DW