Kush asht motra misterioze e Kim Jong-un?

motraking

Ndërkohë që Koreja e Veriut ka nis kongresin e rrallë të partisë këtë fundjavë, vezhguesit presin që motra e liderit Kim Jong-un, Yo-jong, me marrë nji rol të randësishëm në udhëheqje.

Agjencia Yonhap e Koresë së Jugut citon ekspertët teksa thonë se Yo-jong mund të marrë nji post ministror nga Partia e Punëtorëve e Koresë.

Lëvizja shihet si pjesë e nji plani të gjanë të Kim Jong-un për të çimentue pushtetin mbrenda partisë dhe vendit.

Por kush asht ajo?

Simbas BBC, Kim Yo-jong asht vajza ma e re e Kim Jong-il, dhe ka të njajtën nënë me Jong-un dhe vëllain Jong-chol.

E lindun në vitin 1987, ajo thuhet se asht e lidhun ngushtë me vllanë, Jong-un, që asht katër vjet ma i madh se ajo.

Të dy kanë jetue dhe studiue në Bernë të Zvicrës në të njajtën kohë.

Ajo thuhet se asht e martueme me djalin e Choe Ryong-hae, nji sekretar i fuqishëm i partisë.

Puna e saj kryesore asht të mbrojë imazhin e vëllait.

Ajo mori nji rol kryesor në Departamentin e propagandës në parti në vitin 2014.

Ajo menaxhon krejt daljet e tij publike, përfshi itineraret dhe logjistikën, si dhe vepron si këshilltarja e tij politike.

Nuk shihet shpesh në publik.

Tetorin e shkuem u tha se ishte shkarkue nga Departamenti i propagandës mbasi kishte ba nji punë të dobët.

Por vëzhguesit besojnë se perseri ajo ka me marrë nji detyrë të randësishme në udhëheqje, madje thuhet se plani për karrierën e saj asht hartue që në vitin 2008, kur Kim Jong-il ishte smunë.

Ma herët ishte spekulue se ajo mund të zinte vendin e vëllaut, kur ai u zhduk nga sytë e publikut në vitin 2014.

Yo-jong thuhet se asht nji vajzë e ambël, ka nji natyrë të mirë dhe asht e shkathët si nji djalë.

Megjithatë raportimet thonë se ajo asht rrit gjithmonë në hije dhe anëtarët e tjerë të familjes Kim nuk kanë ndërveprue shumë me atë.

Zyrtarët e shkollës në Zvicër thonë se ajo ruhej shumë nga rojet dhe kujdestarët, deri në atë masë sa edhe po të kishte nji grip të vogël, menjiherë e dërgonin në spital.

Edukimi i saj do të jetë tashma nji testim, kur të marrë nji rol të randësishëm në drejtimin e vendit.

 

kimi

 

2-kimi