Kush e rrxoi avionin luftarak rus!

su-25

Nji nga avionet sulmues rus asht rrxue gjatë uljes në ni pistë ajrore në territorin e Lindjes së Largët.

Avioni Su-25 ishte tue krye nji fluturim trajnues, njofton agjencia e lajmeve TASS.

“Piloti nxori veten nga avioni, ndërsa jeta dhe shëndeti i tij nuk janë në rrezik”, thuhet në komunikatën për media.

“Fluturimi ishte krye pa kompensim të municioneve. Nuk kishte viktima apo shkatërrime në tokë”, shtohet ma tej.

Nji burim n’agjencitë e zbatimit të ligjit tha për TASS se avioni u rrxue n’afërsi të aeroportit Chernigovka për shkak të “mosfunksionimit të motorit”.