Kush i djegi flamujt e Kosovës dhe Shqipnisë n’Podgoricë!

flamujt

Persona të panjohun ja kanë dha flakën flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipnisë para objekteve të ambasadave të dyja vendeve në Podgoricë.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se flamujt janë damtue pjesërisht nga zjarri, por janë largue menjiherë.

Flamujt e të dyja vendeve ishin të mvarun në sheshin e Capital Plaza të Shën Petrit bashkë me atë të Malit të Zi i cili nuk ishte damtu fare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimit Europian të Malit të Zi e kanë denu ashpër këtë akt të djegjes së flamujve të dyja vendeve para ndërtesave së ambasadave të Shqipnisë dhe Kosovës.

Ministria e jashtme e këtij vendi thotë se asht në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat e të dyja vendeve dhe ka ba thirrje që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaru rastin dhe autorët identifikuese.

“Na jemi të bindun se këto raste të izolueme nuk mund të ndikojnë në marrëdhaniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”, thuhet në deklaratën e MPJ’s së Malit të Zi.