Kush janë katër shqiptarët e bandës ma të madhe të drogës, qe emnat!

Katër shqiptarë, pjesë e nji organizate kriminale për trafik ndërkombëtar kokaine në Itali, kanë dalë sot para gjykatës.

Prokuroria italiane ka kerkue 169 vite burg për 17 të pandehunit, pjesë e bandës, të cilët kanë kerkue gjykim të shkurtuem.

Ndërsa për 38-vjeçarin shqiptar Dritan Pane, akuza ka kerkue denimin me 9 vjet burgim.

Organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, e cila përbahej me venezuelianë, kolumbianë, shqiptarë dhe italianë, u shkatërrue në Korrik të 2015, në kuadër të operacionit të koduem “Overing”, ku u arrestuen ma shumë se 40 persona.

Mediat italiane raportojnë se gjatë operacioneve u sekuestruen mbi 600 kg kokainë, ndërsa nji “rafineri” për përpunimin e kokainës ishte ndërtue në Vibo Valentia.

Ndërkaq, janë edhe 3 shqiptarë të tjerë pjesë e bandës, të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme nga Gjykata në Vibo Valentia.

Ata janë shtetasit: Riza Baco, 38 vjet, Aldo Gorgaj, 38 vjet, Elton Zotaj, 36 vjet.

Simbas mediave italaine, grupi i shqiptareve angazhohej kryesisht në pikat ku merrej droga që administrohej nga kjo organizatë, e cila me pas vepronte në territore mbrenda dhe jashtë Italisë. Albeu.com