Kush janë krenaria e Kosovës, simbas Mustafës

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes nji statusi në Facebook ka shkrue se Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme.

Postimi i Mustafës:

Bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës. Ata janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë. Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë.