Kush thotë se bashkimi Kosovë-Shqipni asht legjitim?

Akademiku britanik, njiherit historiani dhe gazetari, Sir Noel Malcolm ka deklarue se bashkimi Shqipni-Kosovë asht krejtësisht legjitim.

Malcolm asht autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili momentalisht merret me hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oxford’it, thotë se nuk mundet me parashikue te ardhmen, por se ka theksue se, nëse egziston dëshira e fortë e të dy shteteve, atëherë kjo çashtje asht krejtësisht legjitime.

Malcolm nuk e sheh si problem bashkimin e të dyjave vendeve, megjithatë thotë se, kjo mundet me shkaktue irritim te fuqitë perendimore.

“Nuk jam nji ekspert i së ardhmes, por mendoj që nëse egziston dëshira e fortë e të dyja shteteve, asht komplet legjitime. Megjithatë, shoh edhe nji sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Egziston nji ide në vende të tjera që kjo mundet me qenë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shoh nji çështje problematike, por shoh që nji fushatë e tillë mundet me i irritue fuqitë perendimore. Mundet me qenë nji gabim taktik”, ka thanë Malcolm për tch.