Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën konstituive, ky asht rendi i ditës

Kuvendi

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka me vazhdue sot në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtue mediave.

Kuvendi i Kosovës ka njoftue edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, ka me u ba sot në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm nji pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë krye paradite.

Rendi i ditës:

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.