Kuvendi mbledhet nesër, s’ka marrëveshje për formimin e institucioneve

Të Hanën, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci.

Seancat e kalueme dështuen mbasi që deputetët e koalicionit fitues të përbamë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për me propozue kandidatin për kryetarin e Kuvendit.

Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmërue se nuk kane me marre pjesë as në seancën e radhës, mbasi kanë kërkue konsultime shtesë.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, thotë për Radion Europa e Lirë, se kryesuesi i seancës konsituive deputeti Adem Mikullovci asht tue ba gabime, mbasi që, siç shprehet ai, ma shumë asht tue ndjeke politikën e Vetëvendosjes, sesa të unifikimit të spektrit politik.

“Na e kemi ba të qartë se pa takime konsultative, pa takime të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare, nuk kemi me marrë pjesë në seancë”, deklaron Lekaj.