Ky asht djali rus i Dritëro Agollit nga martesa e parë, takimi prekës që përloti babë e bir

“Na kemi pasë nji jetë të qetë. Kisha dasht që si na me jetue të tanë”.

Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëron, në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tashma familja e madhe.

“Dritëroi ynë” titullohet filmi i realizuem me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, nji film, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që ka me u shfaqë së shpejti.

14793933-10154844387902044-939286955-n_1477408478-2162783

Filmi me regji të Ilia Terpinit nuk len jashtë vëmendjes as djalin rus të shkrimtarit. Dihet që shkrimtari, kur ishte në Rus, ishte martue me nji ruse, në moshën 25-vjeçare, martesë që u zhba njiherit me marrëdhaniet politike shqiptaro-ruse. Prej asaj martese, ai ka nji djalë, Arjanin, i cili ende jeton atje.

Në film shfaqet nji foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashma të rritun e të pjekun, gjatë vizitës që shkrimtari bani në Rusi mbas 1990’ës, së bashku me gruen e jetës së tij, Sadije Agollin. Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për babën, shihet edhe përlotja e tij, për babën shqiptar.

14800873-10154844387862044-94692832-n_1477408453-188945