Ky asht Sekretari i Mbrojtjes, shprehjet e tij kanë me ju befasue! (foto)

Presidenti i zgjedhun, Donald Trump, ka përzgjedh gjeneralin në pension, James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes në SHBA.

Mattis ose ‘Qeni i Çmendun’ njihet për qendrimin e tij pa kompromis ndaj armiqve të SHBA’ve, veçanërisht ndaj Iranit.

66-vjeçari asht i njohun për hajgaret e tij dhe adhurohet nga veteranët e luftës.

Mbasi e takoi në Nandor, Trump tha se “Mattis asht gjenerali i gjeneralëve”.

Emnimi i tij mundet me hasë në nji ngërç ligjor për shkak të kohës së kalueme në pension, megjithatë mund të tejkalohet nga nji ndryshim ligjor.

Ai njihet edhe me nofkën “Murgu Luftar” për shkak se nuk asht martue kurrë dhe nuk ka pasë kurrë femi.

 

Ma poshtë janë disa prej shprehjeve të tij ma të citueme:

 

-“Nuk më zë gjumi natën nga mundësia e dështimit. Madje as nuk e gërmëzoj dot fjalën dështim”.

-“Tregohu i sjellshëm, profesionist, por duhet të kesh gjithmonë një plan se si të vrasësh këdo që takon”.

-“Është argëtuese që të qëllosh. Është gallatë. Është zbavitëse të qëllosh mbi njerëzit”.

-“Ka disa shk… në botë që thjesht kanë nevojë që t’i qëllosh”.

-“Kam ardhur në paqe. Nuk kam sjellë artilerinë. Por po të lutem me lot në sy: Nëse tall k… me mua, do ju vras të gjithëve”.

-“Ka disa njerëz që mendojnë se duhet t’i urresh, që t’i vrasësh. Nuk mendoj kështu. Është thjesht biznes”.

-“Në një vend me miliona njerëz dhe makina kudo, armiku mund të vendosë një makinë-bombë kurdo”.

-“Këto ditë marr shumë vlerësime për gjëra që nuk i kam bërë kurrë”.

-“Vëre në punë trurin, përpara se të vësh në punë armën”.

-“Nuk ka gjë më të bukur se sa të të qëllojnë dhe të mos të kapë plumbi. Është fantastike”.

-“PowerPoint-i po na bën budallenj”.

-“Në një betejë, dhjetë centimetrat më të rëndësishëm janë mes veshëve të tu”.

-“Po të lutem të mos na mërzisësh. Nëse e bën, të mbijetuarit do shkruajnë për 10 mijë vite për atë që do ndodhë këtu”.

-“Asnjë luftë nuk mbaron nëse armiku nuk thotë se mbaroi”.

-“Nuk mund të lejosh njerëzit që të shmangin faktet brutale. Nëse nisin të jetojnë në një botë ëndrrash, kjo është gjë e keqe”.

-“Lufto me zemër të lumtur dhe shpirt të fortë”.

-“Duhet t’i tregojnë botës se nuk ka mik më të mirë dhe armik më të keq se marina amerikane”.

 

2-trump

 

3-trump

 

4-trump

 

Lt. Gen. James Mattis in his office at Camp Pendleton Tuesday during an interview. BILL WECHTER Staff Photographer Order a copy of this photo <!-- More of this story --> Visit our Photo Gallery