Ky asht hapi i radhës i Erdogan në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thanë se ai dëshiron me i mbyllë Akademitë ushtarake në vend, ndërsa Agjencinë e Spiunazhit dhe Shefin e ushtrisë me vnue nën kontrollin e tij, shkruen BBC.

Erdogan ka njoftue se propozimin e tij ka me sjellë për votim në parlament.

Këto janë masat e fundit ndër të shumtat që Erdogan i ka marrë mbas natës së tentim-puçit në Turqi, me 15 Korrik.

“Na kemi me ba nji prezantim të vogël të pakos ligjore, e cila nëse aprovohet, sjellë Organizatën e Inteligjencës Nacionale dhe Shefin e Ushtrisë nën kontrollin e Presidencës”, ka thanë Erdogan për A Haber.

“Shkollat ushtarake kanë me u mbylë, ndërsa kemi me formue nji Universitet për mbrojtje nacionale”.