Ky asht hormoni që i mbane burrat besnik ndaj grave, e te beqarët nuk ka ndikim

Simbas nji studimi të publikuem në The Journal of Neuorscience, thuhet se kur mashkujve u jepet hormoni i quejtun oksitocin, ata kanë ma shumë shanse me qëndrue larg femnave atraktive që nuk i njohin, dhe kështu me qene besnik ndaj grave të tyne.

Hormoni Oksitocin (Hormone Oxytocin), i cili bahet në pjesën e trunit që quhet hipotalamus, luen pjesërisht rol në nxitjen e dëshirës për me ba fëmi, i ndihmon grues me u kujdes për fëmite, dhe ndihmon aftësinë njerëzore me formue marrëdhanie shoqnore. Përveç tjerash edhe inkurajon lidhjen mes nanës dhe fëmive, dhe lidhjen mes çifteve.

Hulumtimet e maparshme gjithashtu tregojnë se oksitocini luen rol në zhvillimin e besimit, por deri sot ekspertët nuk e kanë zbulue se ndihmon me ruejt lidhjet mes njerëzve.

Gjatë provave të bame, Rene Hurlemann nga Universiteti i Bonn’it dhe ekipi i tij, kanë zbulue se mashkujve që ju asht dhanë oksitocini (Hormone Oxytocin) rrinin larg nga femnat tjera qe nuk i njihnin kur ato ju afroheshin, edhe atëherë kur i pëlqenin ato. Në anën tjetër, mashkujt beqar nuk kishin ndikim nga ky hormon.