Ky asht hoteli ma i madh që po ndertohet në Mekë

Hoteli ma i madh në botë i cili do të mburret me 10 mijë dhomat e tij – mund të hapet në Mekë në fillim të vitit t’ardhshëm.

 
Siç shkruejnë mediat e hueja, Abraj Kudai ka me u ndertue nji milje në jug të xhamisë ma të madhe në botë dhe vendit ma të shejtë të Islamit, Masjid al-Haram.

 

2-hoteli

Ajo do të ketë dhoma luksoze për pelegrinë të pasun, nji pjesë të veçantë për familjen mbretnore saudite, qendra tregtare, si dhe 70 restorante.

 
Përveç 10 mijë dhomave dhe katër hapësinave për aterimin e helikopterëve, kullat ma të nalta të kësaj ndërtese – kostoja e ndertimit e të cilës pritet me arritë në rreth 3,5 miliardë dollarë – do të kenë nga 45 kate, për dallim nga ato më të shkurtrat të cilat do të kenë 30 kate.