Ky asht i vrami dhe i plagosuni në Pejë, kështu ndodhi ngjarja!

Vrasja dhe plagosja që ka ndodh sot në Pejë, konkretisht në lagjen Dardania të këtij qyteti, dyshohet se asht kry nga Fatmir Llonqari.

Viktimë e Fatmir Llonqarit asht plaku 80 vjeçar Idriz Gega i cili, simbas burimeve tona, asht godit me sakice mbas shpine n’oborrin e tij, tue mbete i vdekun në vend.

Ndërsa djali i tij, Feridi, vetëm 10 minuta ma vone asht plagos randë me katër plumba.

Viktimat dhe dorasi janë fqinj, derisa thuhet se dorasi nuk ka pas ndonji motiv për me kry krimin, dhe se ai vite ma parë e kishte sulmue po ashtu me sakice viktimën, Idriz Gega.

“Para 5-6 vjetësh ai (Fatmir Llonqari) e pati sulmue Idriz Gegën me sakice, tue i shkaktue lëndime të randa, por fatmirësisht gjanat ishi përmbyll me aq. Sulmuesi për ate vepër i ka pas mbajt nja katër vjet burg dhe asht lirue diku para dy vjetësh”, thotë nji burim i lajmi.net.

Simbas tij, familja e viktimës disa herë e ka njoftue policinë dhe prokurorinë për kërcënimet që dorasi ja kishte ba atyne edhe mbas lirimit nga burgu, por organet e ndjekjes nuk kishin ndërmarrë asgja.

 

Ngjarja:

 

Ngjarja ka ndodhe kur i ndjeri, Idriz Gega, kishte ble dru për dimën dhe i kishte marrë disa punëtorë për me i rahatu ato.

Në momentin që djali i Idrizit, Feridi, shkon për me marrë bukë për punëtorët, në oborr hyn Fatmir Llonqari i cili mbas shpine godet viktimën.

Kur Feridi kthehet për me jau prue ushqimin punëtorëve, ai gjendet përballë dorasit i cili gjuen në të me katër plumba dhe e plagos në bark.

I plagosuni gjendet jashtë rrezikut për jetë, sepse asht operue në Spitalin e Pejës. 

Shperndaje në: