Ky asht moti për sot e për krejt javën!

Edhe gjatë ditës të sotme, moti do të jetë me vranësina të çrregullta, të cilat herë mbas here kanë me u shoqnue me shi e shkarkime rrufeshë në zona të ndryshme.

Në nji njoftim për media nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë ba të ditun se gjatë gjithë javës do të kemi mot të ndryshueshëm.

Simbas IHMK’s, temperaturat minimale do të lëvizin mes 14 e 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 25 në 27 gradë Celsius.

Nga dita e mërkurë, perseri pritet të ngritën temperaturat, ku ato do të sillen mes 29 e 31 gradë Celsius.