Ky asht mueji i takimit të dy qeverive!

takimiqeveria

Kryeministri Isa Mustafa para anëtarëve të kabinetit qeveritar sot ka fol edhe për përgaditjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipnisë që do të mbahet më 3 Qershor.

“Krejt përgaditjet janë tue u ba. Prandaj ju kisha lut që tana ministritë që kanë marrëveshje t’i përgadisin marrëveshjet me kohë edhe në pikëpamje tekstuale edhe në pikëpamje teknike dhe pastaj gjatë javës së ardhshme t’i kemi edhe ma të qarta. Ministria e Punëve të Jashtme ta bajë punën e vet sa i përket koordinimit me Qeverinë e Shqipnisë”, tha kryeministri Mustafa.